PËRBËRJA E FAMILJES BLETË




Kur njeriu filloi të kultivojë bletët?    
Që në kohët antike njeriu është interesuar për jetën e bletës, e vëzhgonte dhe e studionte.  
Njeriu kuptoi shumë shpejt që bletët pranonin të transferoheshin në ambiente që u ofronin një mbrojtje nga era, shiu, i ftohti dhe i nxehti i tepërt. Ky ambient ku jetojnë bletët quhet zgjua/koshere. Në botë janë zbuluar tre linja evolutive të zgjoit/kosheres së bletës. E para është ajo që i ka intereresuar pjesës më të madhe të shteteve Europiane dhe Azisë Jug-Perëndimore, e cila bazohet në përdorimin e trungjeve bosh të pemëve të mbështetura vertikalisht mbi një bazament dhe sipër mbuluar nga një lastër (druri ose guri). Kjo koshere me shumë mundësi është më antikja dhe përdoret edhe sot e kësaj dite në disa zona të globit. Nga këto modele është kaluar në modele më të lehta. Bletaria botërore sot i mbarështon bletët në dy modele kryesore zgjojesh “langstroth” dhe “dadant blatt”.

Zgjoi në trungje peme
Zgjoi me thupra

Janë  gjetur gjurmë të bletërritësve në disa hieroglife në varrin e Pabuses, që datojnë rreth vitit 600 përpara Krishtit. Kjo është një nga provat që dëshmon se bashkëpunimi njëri- bletë shkon shumë përpara në kohë. 

PËRBËRJA E FAMILJES BLETË

Tre pjesëtaret e familjes bletë janë bleta punëtore, mashkulli, mëma. 

Mëma e bletëve  
Mëma konsiderohet si qendra e gjallë e familjes bletë. Ajo është individ femër që pjellë vezë dhe siguron unitetin e familjes. Për rrjedhojë, zhvillimi dhe prodhimtaria e familjes varen nga cilësitë e saj biologjiko – racore. Mëma në familjen bletë jeton deri në 6 vjet. 

Bletët punëtore
Janë individë femra me organe të pazhvilluara femërore dhe të paafta për t’u fekonduar. Kryerja e të gjitha punëve në familjen bletë varet nga gjendja fiziologjike e  bletëve punëtore, për këtë qëllim ato i kanë të zhvilluara mirë organet e tjera të trupit me anë të cilave i sigurojnë familjes të gjitha ushqimet që mund të marrin nga natyra si: nektarin, polenin, propolisin, ujin etj dhe janë pjalmuese të kulturave bujqësore dhe bimëve spontane. Jeta e bletëve punëtorë është e shkurtër. Kjo varet nga gjendja fiziologjike, intensiteti i punës dhe sezoni. Në periudhën aktive jeta e tyre është mestarisht 35-40 ditë. 

Meshkujt
Janë pjesëtarë të përkohshëm të familjeve bletë, që jetojnë rreth 50 ditë, megjithëse jetëgjatësia e tyre është e kondicionuar nga gjendja fiziologjike e familjes. Kështu kur mungon mëma ose ajo është e pazhvilluar ata i gjejmë në vjeshtë dhe mund të kalojnë dhe dimrin. Vihen re në pranverë kur ka shumë ushqim. Bletët kanë nevojë që të kenë sa më shumë meshkuj, megjithëse ata konsumojnë shumë ushqim (një mashkull konsumon sa për 5-6 bletë punëtore), bletët nuk i preokupon ky harxhim. Funksioni kryesor i tyre është fekondimi i mëmave. 

Pjella
Shfaqja e pjellës në familjen bletë dëshmon për fillimin e veprimtarisë aktive të bletëve. Ajo është e lidhur me lulëzimin e bimëve mjaltëdhënëse, ndërsa mungesa e pjelljes në bletë tregon për përfundimin e veprimtarisë aktive të bletëve ose për mungesën e mëmës. Mëma e fekonduaruar i lëshon vezët që kanë formë ovale të zgjatur me përmasa 1,3 – 1,5 mm.

Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Ciklin e zhvillimit të bletëve

Data e publikimit: 22/12/2022


Lini një koment


Komente të mëparshme
Pershendetje!Jam nje bletar me pak pervoje.Kam 12 shoqeri,shoqerit i kam te vendosura ne nje vend tjeter diku ne fshat ku jetoj edhe vete.Une ato shoqeri po dua qe ti kthej ne oborrin e shtepis ku edhe jetoje.Shtepia ime eshte large nga shoqerit e vendosura,perafersit vije ajrore 500 -700 m,nese i kthej ne oborrin e shtepism a ka mundesi qe te kthehen prap ne ate ven ku kane qendruar ,nga prilli? Ju lutem me jepni nje keshille!Mbes me shpres se do te me ndihmoni!

-Samidin DAUTI


Shpërndaj në rrjetet sociale:

BLETA

Biologjia e bletës, element themelor i njohurive të Bletërritësit.

Lexo më shumë