45 DITË PAS PJELLJES -Kontrolli i lopës. Ndërzim ose mjekim. | ||||||||||||||||||||
21 DITË PAS NDËRZIMIT TË Irë - Vëzhgim Afshi. Ndërzim nëse ndërzimi i parë nuk ka qenë fekondues. | ||||||||||||||||||||
75 DITË NGA NDËRZIMI FEKONDUES - Kontroll Barrsmërie. Nëse përdoret ECO profesionale, kontrolli realizohet brenda 32 ditëve nga ndërzimi. | ||||||||||||||||||||
3 JAVË PAS PJELLJES - Vendi i pjelljes (marteniteti) i veçantë, i pastërt, i përshtatshëm. Kujdesi për kërthizën - Jod 7%. Përdorni YMCP menjëherë pas pjelljes. (1 pako YMCP + 20 lit. Ujë). Matni temperaturën 7-10 ditët e para: nëse temperatura është mbi 39.50C - ANTIBIOTIK, nëse temperatura është nën 370C - Serum me Kalcium. Kontrolloni mbetjen e shtratit. Të ushqyerit: Koncentrate (4-8 kg/dite); bar jonxhe cilësor(10 kg/dite); silazh(20 kg/ditë); Premix qumështi(100 - 200gr/ditë) | ||||||||||||||||||||
8 JAVË THARJE - Përdorni tubetat e mastitit (1 tubetë për çdo thithë). Ushqim i balancuar për të parandaluar sëmundjet metabolike - ketoza, ethja e qumështit (damllaja), hemoglobinuria. Ruani të njëjtin kondicion trupor gjatë të gjithë periudhës dhe mos i dhjamosni lopët. Të ushqyerit: Koncentrat (2 kg/ditë); bar jo cilësor (max. 6 kg/ditë); Silazh (10 kg/ditë); Premix tharje (80-100 gr./ditë) | ||||||||||||||||||||
21 DITË PARA PJELLJES - Koncentrata deri në pjellje rritet (nga 2 në 4 kg/ditë); bar livadhi cilsi mesatare (6 kg/ditë); silazhi rritet deri në pjellje (nga 10 në 15 kg/ditë); premiks lope në tharje (80-100 gr/ditë) | ||||||||||||||||||||
305 DITË LAKTACIONI: Kontrolloni mastitin vazhdimisht. Dizinfektoni gjirin para dhe pas mjeljes. Përdorni blloqe minerale Të Ushqyerit: Faza Irë: Koncentratë (4-8kg/ditë); Bar jonxhe cilësor (10kg/ditë); silazh (20kg/ditë); Premix qumështi (100-200gr/ditë). Faza IItë: Koncentrata ulet gradualisht deri sa arrin 2 kg/ditë në tharje; bari ulet gradualisht deri sa arrin 6 kg/ditë në tharje, silazhi ulet nga 20 kg/ditë deri sa arrin 10 kg/ditë në tharje, premiksi për qumësht jo më shumë se 100 gr/ditë. | ||||||||||||||||||||
PASTRIMI I THUNDRAVE. Një herë në çdo 6 muaj, ose sipas nevojës. Tek mëshqerrat mund të filloni që në moshën 6 muajshe pasi të jetë formësuar thundrra. Kujdes mos kryeni pastrime në thundrat e lopëve barrëse të rënda. |
Shpërndaj në rrjetet sociale: