PARANDALIMI DHE KURIMI I PROBLEMEVE ME THUNDRAT
Mendoni një sistem mbështetës që mban një peshë prej 5 apo 7 kuntiale! Kjo peshë qëndron mbi katër thundra, ndaj ato nën efektin e peshës pësojnë çarje, deformime, plasaritje, të cilat në mjedise të ndotura infektohen. Mendoni një lopë e cila lëviz në mjedise të ndryshëm diku një gurë, diku tjetër një telë, apo një objekt i huaj që depërton në tabanin e thundrës. Këto objekte përbëjnë shkakun tjetër të infektimit.
Ndaj, ju rekomandojmë: Bëni pastrim të thundrave sa herë që shfaqen probleme si dhe në mënyrë të rregullt pastrojini ato një herë në çdo 6 muaj.
Problemi i thundrave jo vetëm një problem teknik, por edhe ekonomik
Problemet e thundrave renditen sot në vendin e tretë në botë për nga rëndësia dhe shpenzimi ekonomik. Ato shoqërohen me humbje të mëdha ekonomike që mund të shkojnë deri edhe në skartimin e lopëve.
ÇALIMI – PROBLEMI KRYESOR ME THUNDRAT
Shenja e parë e problemeve me thundrat është çalimi, duke qënë se lopa rëndon më pak në pjesën e thundrës së prekur. Temperatura e lehtë, fryrjet dhe dhimbjet janë shenja të tjera që ju mund të dalloni.
Shkaku i çalimeve. Pesha trupore, qëndrimi i gjatë mbi gjymtyrë, dëmtimet mekanike, prania e bakterieve në mjedise jo të pastra, racionet ushqimore me mungesa zinku janë disa nga shkaqet e problemeve me thundrat.
Parandalimi i problemeve. Për parandalimin e problemeve ju rekomandojmë:
Pastrimi i Thundrave
Pastroni një herë në çdo 6 muaj, ose sipas nevojës.
Tek mëshqerrat mund të filloni pastrimin që në moshën 6 muajshe pasi thundrat të jenë formësuar, por deri në 2 muaj para pjelljes së tyre të parë. Kujdes mos kryeni pastrime në thundrat e lopëve barrëse të rënda.
Kujdes me lopët pas pjelljes! Ato shfaqin problem me thundrat si rezultat i acidozave, pasi pas pjelljes lopët kanë një kërkesë të lartë për energji dhe shpesh ushqehen me racione që kanë përmbajtje të lartë të koncentratës dhe përmbajtje të ulët të fibrës (pra mungesë ose paksim të ushqimeve të thata si bar i thatë apo kashta).
HAPI 1
Pastroni fillimisht thundrën nga të gjithë papastërtitë në sipërfaqe – bajga, gurë, baltë, etj.
HAPI 2
Vazhdoni me pastrimin e pjeseve të jashtëme të thundrës. Kujdes! Me shfaqen e vijës së bardhë mos vazhdoni pastrimin më tej. Pjesa e thembrës është e butë, ndaj nuk duhet ta prekni.
HAPI 3
Prisni lehtë e në copa të vogla! Nëse gjatë prerjes ka rrjedhje gjaku, ndaloni e bëni regullime pa prerë më thellë. Filloni me pastrimin dhe harkimin e pjesëve të brendëshme të thundrës
HAPI 4
Bëni prerje të zgjatimeve të thundrës dhe masni gjatësinë e saj, e cila nuk duhet të kalojë 7-7.5 cm
HAPI 5
Niveloni tabanin e thundrës që çdo pjesë e saj të jetë e niveluar. Nxisni lopën të ecë me qëllim që të vëzhgoni nëse ajo ecën në mënyrë të ekuilibruar. A janë të katër thundrat të barabarta në madhësi dhe formë? A çalon më lopa? - A ecën njëtrajtshëm mbi çdo thundër?
MJETE TË NEVOJSHME PËR PASTRIMIN E THUNDRAVE
Shpërndaj në rrjetet sociale: