Vjelja, standardizimi dhe transporti i specit




                                                                       REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.

Vjelja 
Vjelja e specit mund të bëhet në fazën fiziologjike, kur speci ka marrë madhësinë dhe ngjyrën e tij normale. Në raste të veçanta, psh. kur çmimet e tregut nuk janë të favorshme ose fermeri nuk arrin të përballojë vjeljen, vjelja kryhet më vonë. Në këtë rast speci “skuqet”, çmimi MUND të jetë më i lartë por rendimenti ËSHTË më i ulët. Evitoni vjeljen e frutave të tejpjekur dhe atyre të dëmtuar nga faktorë të ndryshëm.

Ambalazhimet që preferohen janë ato në arka kartoni me peshë 5-6 kg për arkë, të mbuluara me qese celofon, e cila ndihmon në ruajtjen e freskisë së frutit. Arkat e kartonit duhet të jenë cilësore, rezistente për transportet në distanca të gjata dhe të plotësojnë standartet e sigurisë ushqimore. Temperatura e rekomanduar për transport është 7-10°C me lagështi 85-90%.

Specat “snack” preferohen të ambalazhohen në kupa ose qese plastike të cilat vendosen në arka, temperatura duhet të jetë 7-10°C dhe lagështia 85-90%. Bie në sy larmishmëria e ngjyrave te frutave, sepse tregjet perëndimore janë shumë të hapur drejt diversitetit.

Data e publikimit: 11/05/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: