Kërkesat specifike për fermat bujqësore sipas standardit EUREPGAP




Çfarë është EUREPGAP?
EUREPGAP është një standard që në fokusin e tij ka zbatimin e praktikave të mira në prodhimin bujqësor dhe nënkupton “Partneritet Global për një bujqësi të sigurtë e të qëndrueshme”, që i përgjigjet Konsumatorit në lidhje me aspektet e Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Mjedisit.

Kërkesat specifike për fermat sipas standartit EUREPGAB

ÇështjaKërkesat sipas EUREPGAP
Vendi i përgatitjes së materialit për spërkatje 
  • Në këtë mjedis duhet të ketë një plan emergjence dhe mjete emergjence (ujë të pastër për larje, kuti e ndihmës së shpejtë)
Plehrat
  • Mjediset e ruajtjes duhet të jenë të ndara në mënyrë të qartë me ato të produkteve, që përdoren për mbrojtjen e prodhimit
  • Vend ruajtje i thatë, i mbuluar
  • Zonë e pastër
  • Jo burime uji të ndotur pranë
  • Materiali/farat që përdoren për mbjellje, duhet të jenë të ndara, në mënyrë të dukshme nga pjesa tjetër e prodhimit, që përdoret për tregëtim/konsum
  • Vendi i ruajtjes së plehut, duhet të jetë i veçantë dhe i shënuar në mënyrë të dukshme (sepse përbën rrëzik)
  • Një listë e inventarizimit  të plehrave, duhet të jetë e pranishme
Jashtëqitjet
  • Rreziku i tyre ndaj mjedisit duhet të jetë minimal
  • Baltra, papastërti organike, të patrajtuara më parë, nuk duhet të ndodhen në afërsi të mjediseve të prodhimit

Mjediset e ruajtjes së produkteve, që përdoren për mbroitjen e prodhimit 

 

  • Mjediset për produktet, që përdoren për mbrojtjen e prodhimit, duhet të jenë rezistente ndaj ngricës
  • Mjediset për produktet, (që përdoren për mbrojtjen e prodhimit, duhet të jenë rezistentë ndaj zjarrit (për 30 minuta)
  • Mjediset duhet të jenë të ndriçuara
  • Mjediset për produktet, që përdoren për mbrojtjen e prodhimit, nuk duhet të kenë produkte të tjera
  • Këto mjedise duhet të jenë të pajisura me rafte prej materiali jo-thithës
  • Këto mjedise duhet të jenë të pajisura me pajisje matëse peshimi
  • Mjediset e ruajtjes duhet të jenë të pajisura me mjete emergjence (ujë të pastës, qese plastike, furça për pastrim, etj)
  • Një plan emergjence duhet të jetë gjithashtu i pranishëm në këto mjedise
  • Mjedisi duhet të ketë listë inventari të produkteve të pranishme
  • Mjedisi i ruajtjes duhet të ketë vetëm produkte për prodhimin, që kultivohet në fermë
Paketimi i produkteve mbrojtëse të prodhimit
  • Ruajtja e produkteve në mënyra dhe paketime, që parandalojnë mjedisin nga ndotjet
  • Ruajtja duhet të jetë e tillë, që të reduktojë rreziqet mjedisore
  • Paketimi bosh nuk duhet të ripërdoret
Pajisje spërkatëse
  • Pajisja spërkatëse duhet t'i nënshtrohet kalibrimit vjetor
  • Pajisja spërkatëse duhet nënshtrohet mirëmbajtjes vjetore
Higjena/Kushtet e punës
  • Kafshët shtëpiake nuk duhet të ndotin produktin ose paketimin
  • Rregullat mbi higjenën duhet të njihen dhe të zbatohen
  • Dera e tualetit nuk duhet të ketë dalje drejtëpërdrejtë në dhomën e paketimit
  • Mjediset e ruajtjes së produkteve, përzgjedhjes dhe paketimit/peshimit, duhet të jenë të pasjisura me Ilampa që vetë-shuhen
  • Duhet të ketë një vend të përcaktuar për produktin që kthehet nga tregu
  • Dyshemetë  duhet të jenë të pastra dhe me drenazhimin e duhur
Siguria
  • Në raste aksidentesh, duhet të ketë procedura të paraqitura në mënyrë të qartë (telefon afër)
  • Shenja paralajmeruese dhe pajisje kundër zjarrit, ato të ndihmës së shpejtë, etj., duhet  të jenë të pranishme në mjediset e duhura
  • Duhet të ketë një plan të afishuar në vende të dukshme për rrugët e largimit në raste incidentesh
Shërbimi i ndihmës së parë
  • Ndihma e shpejtë duhet të jetë e pranishme
  • Në vendet e punës, ku punohet me orare të zgjatura, ndihma e shpejte duhët të mos mungojë
Makineritë
  • Pranë makinerive duhet të vendosen shenja paralajmëruese
Regjistrimet/dokumentacioni
  • Regjistrim i duhur dhe dokumentacion, që tregon se kërkesat janë plotësuar, duhet të jetë i pranishëm në kompani
Mbeturinat
  • Ferma duhet të ketë një plan konkret për mbeturinat (lloji i mbeturinave, çfarë bëhet me ato dhe kush është përgjegjës)
  • Ferma dhe mjediset e tjera duhet të jenë të pastra nga mbeturinat
Mjedisi
  • Në fermë duhet të ketë masa agromjedisore
  • Duhet të ketë një plan konkret për ruajtjen e natyrës
  • Duhet të ketë masa për mbrojtjen e faunës dhe të florës
Vendet ku ngrihet ferma
  • Në fermë duhet të ketë një plan ku tregohen të gjitha mjediset
  • Identifikimi i mjediseve duhet të jetë i qartë
  • Në vendet e reja, të cilat nuk janë përdorur më parë për praktika bujqësore, duhet të bëhet analiza e rrezikut
  • Duhet të ketë një dekret për mbrojtjen e tokës

Data e publikimit: 09/03/2023


Lini një koment


Komente të mëparshme
Pershendetje ABA, Standarti EUREGAP e ka ndryshuar emrin ne GlobalGAP qysh ne vitin 2007 per arsye te zgjerimit ne shkalle nderkombetare pertej Europes, prandaj publikimi qe keni bere me siper duhet ndryshuar dhe perditesuar ne menyre qe t'i pergjigjet realitetit te sotshem. Me respekt, Andon Rrapokushi

-Andon Rrapokushi


Shpërndaj në rrjetet sociale: