Teksa vizitojmë serrën e z. Ded Pula, vendosur në Malbardhë të Krujës, krenohemi me investimin modern të fermerit tonë. Kthyer nga emigracioni, z. Ded dhe familja e tij, duke qenë në koherencë me kërkesat e konsumatorit dhe traditën e zonës për bujqësi zhvillojnë një nga aktivitetet bujqësore më moderne në krahinë, ndërtimin e një ferme hidroponike. Edhe pse fermat hidroponike nuk janë të shpeshta në vendin tonë për shkak të kostove të investimit fillestar dhe kërkesave të larta për mirëmbajtje, z. Ded solli këtë inovacion në zonën e tij dhe mbetet i kënaqur me këtë sipërmarrje të guximshme.
Kjo fermë hidroponike kryesisht kultivon perime dhe erëza organike. Familja Pula punon bashkërisht në fermë dhe në varësi të sezonalitetit punëson edhe një agronom, për të nxjerrë në treg një prodhim cilësor, sipas standardeve dhe kërkesave të tregut. ABA online shihet me shumë rëndësi për aktivitetin e familjes Pula. Ata shfletojnë rregullisht çmimet e tregut, kalendarin mujor të fermës dhe veçanërisht përmes platformës ABA Online komunikojnë me ekspertët e fushës në kohë reale dhe pa asnjë kosto shtesë. |
Shpërndaj në rrjetet sociale:
I sugjeroj te gjithe fermeret ta perdorin kete aplikacion. Ka pafundesi informacionesh shume te vlefshme.
-Klaudia Tollumi