Kontrolli i tenjës së ullirit dhe monitorimi i saj me ferromone
Në mbrojtjen korrekte ndaj parazitëve të ullirit nuk mund të bëhet pa patur njohuri të mira mbi biologjinë e parazitit, sjelljen e tyre me qëllim që të vendoset me saktësi nevoja për ndërhyrje dhe marrjen e masave të kontrollit.
Pse duhet mbrojtur nga tenja e ullirit?
Tenja e ullirit është një dëmtues që shkakton dëme të konsiderueshme në kulturën e ullirit.
Insekti i rritur është një flutur e vogël me gjatësi 5-6.5 mm dhe me hapjen e
krahëve me një gjerësi 12-15 mm, ngjyrë gri me reflekse të argjendta dhe me disa
njolla të zeza mbi krahët e sipërm.
Veza është e vogël rreth gjysëm milimetri me formë të sheshtë. Ngjyra në fillim është e bardhë, më vonë zverdhet duke marrë së fundi një ngjyrë kafe, e cila tregon praninë e larvës në brendësi të saj.
Larva, e porsa çelur ka një gjatësi 0.6 mm me një ngyrë kafe të hapur. Larva e
rritur ka gjatësi 7- 8 mm. Mbi larvën me ngjyrë kafe të hapur evidentohet koka me një
ngjyrë më të errët si dhe 2 shirita me ngjyrë ulliri në pjesën dorsale si dhe 2 shirita të
verdhë në pjesën anësore të trupit.
Krizalida Ajo ka gjatësi 5 mm me ngjyrë kafe dhe gjëndet e mbështjellur brenda një mëshikëze me ngjyre gri.
Cili është aktiviteti biologjik i tenjës së ullirit në kushtet e vendit tonë?
Vezët vendosen zakonisht mbi gjethe, lule dhe fruta në varësi të breznisë. Më të preferuarat janë lulet.
Larvat e breznisë filofage depërtojnë në indet gjethore duke bërë një galeri gjithnjë e më të gjërë, në forma të ndryshme, kjo në vartësi të stadeve larvare.
Mosha e larvave filofage | Simptomatologjia mbi gjethe |
Mosha e parë | Galeri në formë S |
Mosha e dytë | Galeri në formë C |
Mosha e tretë | Galeri në formë C të zgjatur |
Mosha e katërt | Erozione me njolla |
Mosha e pestë | Erozione të jashtme |
Çfarë organi të bimës dëmton tenja e ullirit?
Tenja e ullirit dëmton:
Breznia | Organi i prekur | Simptoma | Dëmi |
Antofagë | Lule | Erozion i luleve | Jo i rëndësishëm |
Karpofagë | Fruta | Rrëzim i ullirit në shtator | I lartë vetëm në disa vite |
Filofagë
| Gjethe | Erozion i gjetheve dhe në ndonjëherë i sytheve | Në shumicën e rasteve është zero |
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Sistemin e kontrollit të tenjës së ullirit
Shpërndaj në rrjetet sociale:
Kontrolli i dëmtuesit mbi bazën e biologjisë së insektit dhe dendësisë së popullatës jep mundësi për të patur një monitorim si dhe një kampionim për të bërë të mundur ecurinë dhe vlerësimin e dëmit nga ky dëmtues.
Lexo më shumë