REGJISTROHUNI KËTU për të shfletuar rubrikat e tjera të platformës.
Si të garantoni përmes të ushqyerit një mëshqerrë me parametrat e duhura?
Pesha e synuar për ndërzim është elementi kryesor që duhet të mbani parasysh në të ushqyerit e mëshqerrave. Dieta e ushqimit të mëshqerrave duhet të përmbajë drithëra, burime foragjere si dhe minerale, duke synuar që të keni në të ardhmen një lopë me prodhimtari të lartë dhe me shumë vite laktacioni fitimprurës në tufën tuaj. Për të arritur peshën e synuar, mbani parasysh cilësinë e ushqimeve që përdorni duke kryer dhe pasurimin e tyre me suplemente sipas nevojës. Gjithashtu, ju duhet t'i kushtoni vëmendje të veçantë pranisë së ujit të pastër e të bollshëm për pirje sipas dëshirës gjatë gjithë kohës.
Mos lejoni rënien në peshë të mëshqerrave pasi kjo shkakton probleme me arritjen e moshës së pjekurisë seksuale, po ashtu mos i dhjamosni ato pasi kjo do të sjellë frenim të prodhimit të qumështit, jo vetëm në laktacionin e saj të parë si mëshqerrë, por edhe në laktacionet pasuese. Përmes të ushqyerit ju arrini peshën e duhur në moshën e duhur për ndërzimin e mëshqerrës.
Gjatë të ushqyerit të mëshqerrave mbani parasysh fazat si më poshtë:
Klikoni këtu nëse dëshironi të dini më shumë mbi Kujdesin Shëndetësor të Mëshqerrave
Shpërndaj në rrjetet sociale: