Në Shkodër, duke biseduar me Sokolin dhe Arbrin, interesohemi të takojmë një fermer që është i suksesshëm me biznesin e tij dhe në të njëjtën kohë ka patur mbështetje edhe nga FED invest. Menjëherë Arbri na sugjeron Gjergjin, që ka një furrë buke dhe habisë se çfarë ka të veçantë na thotë që, shikoje vetë në vend.
Në dyqan gjejmë gruan e Gjergjit e cila na prezanton me produktet që prodhonte në dyqan ku punonin si familje. Më tërhoqi vëmendjen një mulli i vjetër me gur dhe ajo na shpjegon se nuk është dekorativ por, tërësisht funksional, i përshtatur për tu vënë në punë përmes energjisë elektrike, ku bluhej i gjithë misri dhe gruri për nevojat e biznesit.
Largohemi nga dyqani i bukës për të takur Gjergjin tek biznesi tjetër që zotëron, i bar-kafesë.
Ai na shpjegon se pas shumë vitesh emigrim në Itali kishte vendosur të kthehej për të qëndruar pranë prindërve të moshuar. Pyetjes se ç’lidhje kishte pasur më parë me bujqësinë ai na përgjigjet shkurt, - “Asnjë. Në Itali punova në një furrë buke dhe vendosa që këtë biznes ta ushtroja edhe në Shqipëri. Për shkak se çmimet e drithërave ndryshojnë shpesh, vendosa të marr toka me qera dhe t'i mbjell me grurë dhe misër që të plotësoj nevojat e biznesit tim dhe njëkohësisht produkti, pavarësisht se nuk është i certifikuar, është afër të qenit organik pasi nuk përdor pesticide. Gjithashtu, kam edhe një mulli me gur, të përshtatur, që bëj bluarjen. Pra, me pak fjalë kam një cikël të mbyllur deri në nxjerrjen e produktit përfundimtar. Këtë e kemi biznes familjar”.
Pyetjes se çfarë shikon për të ardhmen, ai i përgjigjet, “Punë kam boll, sepse kam klientë nga çdo cep i Shkodrës. Thjesht, po mu rrit kërkesa për produkte do rris sipërfaqet e tokave me qera, por nuk kam ndërmend as ta lë as të ndryshoj biznes”.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
sey8tg
-Hello World! https://racetrack.top/go/hezwgobsmq5dinbw?hs=60354dcc402ce2f3010e82518deff8dd&