Njihuni me historinë e suksesit te z. Ardjan Lulaj




“Tregu ABA Online, mund të jetë katalizatori për tregtimin online gjatë pandemisë”

Teksa vizitojmë plantacionet me bimë medicinale në Malesinë e Madhe, surprizohemi për mirë me angazhimin serioz të kësaj zone për të kultivuar bimë medicinale autoktone. Z. Ardjan Lulaj, është njëri prej tyre, por edhe kultivuesi më i madh ne zonë. Ka mbaruar studimet e larta për biokimi dhe gjithashtu jep mesim në këtë fushë. 

Z. Ardjan tregon se ka filluar të investohet fuqishëm në industrinë e bimëve medicinale, pas një studimi të kërkesave për këto bimë. Fillimisht ai kultivoi 1 ha sherebelë dhe me kërkesën e tregut sot ka shtuar aktivitetin me dhjetra hektarë tokë. 

Për të shtuar sasinë e kutivuar z. Ardjan tregon se gjithashtu bleu fidanë të Bregut Dalmat si dhe fara angleze dhe sllovene për këto bimë medicinale, por cilesia e shërbelës nuk ishte e njëjta me atë vendase. “Fara jonë autoktone  jep prodhim bio, me aromë kumbuese dhe me vlera kurative të jashtëzakonshme.

Duke parë ecurinë e prodhimit dhe tregtimit, kërkesës së lartë në treg, por edhe kostos së ulet për kultivimin e bimëve medicinale, z. Ardjan zhvilloi aktivitetin duke marrë me qira toka të braktisura. 

“Këto bimë medicinale janë bimë shumëvjeçare, jetëgjatesia e bimës së livandos dhe rozemarinës është 25 vjet. Jetëgjatësia e sherebelës për 7 vjet dhe Timusi për 5 vjet. Pas mbjelljes ato thuajse nuk kanë asnjë nevojë shtesë për të dhënë prodhim. Janë bimë vetëkuruese, pra ne nuk perdorim pesticide apo herbicide. Gjithashtu këto bimë nuk kanë nevoja për ujitje shtesë përveç ujitjes natyrale (shiut). Bimët medicinale kultivohen në fushë të hapur dhe nuk ka nevojë për sistem sigurie apo mbrojtjeje”, shpjegon Ardjani.

Pandemia nuk ka ndikuar aspak në aktivitetin bujqësor të z. Ardjan. Është krejt e kundërta, vlera e bimëve medicinale është rritur me kërkesen e tregut. Nga ana tjeter, z. Ardjan na shpjegon se pandemia ka ndikuar në aksesimin e tregjeve europiane. Përpara pandemisë, Ardjani shpjegon se merrte pjese në panairet më të mëdha Europiane për të tërhequr investitorë apo tregtarë të mëdhenj europiane. “Tregu ABA Online, mund të jetë katalizatori për tregtimin online gjatë pandemisë”, shpjegon Ardjani. Ai gjithashtu shikon ABA Online si nje mundësi e vyer për të komunikuar me ekspertët dhe për të ndarë problematikat e ditës. 

Falë bashkepunimit me FED invest sot Ardjani ka ngritur një magazinë moderne për ruajtjen dhe ambalazhimin e bimëve medicinale, sipas kërkesave bashkëkohore dhe prodhimi i tij në eksport shkon i çertifikuar Easy-CERT EEC834/20O7 me logon Agro-LULAJ. 

Duke i uruar z. Ardjan shumë suksese në punën e tij, e falenderojmë për promovimin ABA Online në zonën ku ushtron aktivitetin dhe mirënjohje për mikpritjen.  

Data e publikimit: 26/03/2023


Lini një koment


Shpërndaj në rrjetet sociale: