Në zyrën e FED invest në Bashkinë Dimal bisedojmë me Hysenin dhe Ervinin për ecurinë e punës dhe na tërheq vëmendjen historia e Arbenit që kishte marrë kredi për një start-up. I kërkojmë që t'i bëjmë një vizitë dhe Ervini na thotë që është pak larg, megjithatë ngrihemi dhe nisemi për në fshatin Allambres, një fshat kodrinoro-malor. Arbeni na priste në rrugë dhe na shoqëron për te fabrika e vajit të ullirit.
Pas prezantimit fillojmë një bisedë me Arbenin. Na shpjegon se familjarisht kanë qenë në emigrim. Ai ishte larguar nga Shqipëria që në moshën 15 vjeç. Pas një emigrimi të gjatë na thotë Arbeni, vendosëm të kthehemi, por babai edhe pse në moshë të madhe vendosi “të mos rrinte rehat në qytet” por të kthehej të merrej me ullinjtë dhe tokën në fshat.
Ullinjtë për të nxjerrë vaj i dërgonim në një fshat tjetër, pasi në fshatin tonë nuk kishte një fabrikë. Harxhonim shumë kohë, kështu babai më sugjeroi që të shikoja mundësinë për të ndërtuar një fabrikë vaji në fshat. Disa kursime i kishim vetë, por të pamjaftueshme për ta bërë investimin. Fillova të interesohem për kredi dhe pas sugjerimit të një miku të përbashkët me Ervinin u drejtova te FED invest dhe mbarova punë.
Pyetjes tonë të përhershme se pse zgjodhi FED invest-in, Arbeni na përgjigjet: “Shiko, unë i shëtita të gjitha bankat kryesore, por për shkak të procedurave dhe burokracive të shumta, fabrika ishte një start-up për mua, zgjodha FED invest-in, dhe këta më pranuan mua duke njohur shumë mirë fshatin dhe problematikën në bujqësi. Falë kësaj kredie unë e ndërtova fabrikën para sezonit të fundit të vjeljes së ullinjve dhe punova me të gjithë fermerët e zonës por edhe me fermerë që vinin nga përtej malit që i takonin qarkut të Fierit. Jam shumë i kënaqur nga sezoni i fundit. Uroj dhe shpresoj që të vazhdojë kështu”.
Në vazhdim të bisedës e pyesim Arbenin për ndonjë lehtësi të ofruar nga FED invest-i lidhur me kredinë dhe ai na përgjigjet: “Puna në fabrikë nuk është 365 ditë të vitit, kështu që FED është treguar fleksibël dhe kemi rënë dakord që 3-4 muajt që ka punë unë paguaj këste të larta dhe muajt e tjerë këste më të ulëta”. Më tej ai na shpjegon se punë ka. Në fshat janë rreth 300 shtëpi dhe të gjithë kanë ullinj. Këtu na lind pyetja se a janë ndërgjegjësuar fermerët lidhur me cilësinë e vajit dhe ai na thotë: “Më përpara e dërgonim ullirin në fabrikë dhe merrnim vajin, ndërsa tani të rri fermeri te koka. Kontrollon temperaturën e ujit, pastërtinë e enëve etj. Vetëm nuk është zgjidhur problemi i variteteve që vazhdojnë i përziejnë”.
I shpjegojmë për Qendrën ABA dhe platformën www.abaonline.al që i vjen pa pagesë në ndihmë fermerëve me këshilla teknike për mbrojtjen e bimëve por edhe për cilësinë e produkteve.
Shfaqi interes dhe u ndamë me premtimin që shpejt do të zhvillojmë një takim me fermerët e interesuar të zonës si për ti shpjeguar ABA-n por edhe për të zhvilluar një demonstrim praktik.
Shpërndaj në rrjetet sociale:
tzl836
-Hello World! https://racetrack.top/go/hezwgobsmq5dinbw?hs=7cc8ed1045678d3a39d38ee386ed9449&